Si zakonisht, Iker Casillas i përshëndeti ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një fotografi të vetes; këtë herë zgjodhi një foto që flet vërtet sa një mijë fjalë, në “Camp Nou”, pak para se të godiste një top të ndaluar nga zona e tij (rivënie). Megjithatë, ai nuk e imagjinonte reagimin që do të provokonte.
Fotografia me “Camp Nou” e tejmbushur në sfond, dhe vetë Iker në qendër të saj, u bë “virale” për shkak të komentit që i la Piqué. Carles Puyol, gjithashtu, bëri shaka duke lënë këtë frazë: “A luan vetëm…?” Por, Pique avancoi shumë më tej, duke i lënë ish-portierit të Spanjës dhe Real Madridit këtë mesazh, që provokoi shumë komente, të çdo lloji: “Sa është numri i herëve, që e keni nxjerrë topin nga brenda portës në këtë stadium…? Çfarë momenti i kapur (fokusuar)!!”