Spanja ishte një ndër vendet që pësoi ulje të numrit të viktìmave si pasojë e covid-19, gjatë ditëve të fundit, mirëpo kjo nuk ka zgjatur për shumë kohë.Në 24 orët e fundit në Spanjë janë shënuar 280 viktìma (74 dje), duke e çuar në 27.117 numrin total të jetëve të humbura. Me 859 rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 283.339.
Që nga fillimi i pandemisë, në Spanjë janë shëruar afro 197 mijë persona, ndërkohë që aktualisht 854 ndodhen në gjendje të rëndë. Në total janë bërë mbi 3.5 milionë testime.