Ndryshimet dhe transformimet e Dafina Zeqirit ndodhin sa hap e mbyll sytë. Këngëtarja shqiptare ka treguar se është mjeshtre e shndërrimeve në vetëm pak ditë pas look-ut të ri. Ajo publikoi në orët e vona të mbrëmjes një foto për të treguar flokët e saj të shkurtër natyralë, për të na mahnitur më pas me idenë e mjeshtrit Kaçi Lleshi.

Pak më marë këngëtarja na zbuloi flokët e gjatë gërshet që i shkojnë kaq shumë! Dafina di sesi ta kalojë izolimin në këto kohë që edhe koncertet janë anuluar. Megjithatë duke marrë parssysh look-un e ri, shohim që këngëtarja po përgatitet për diçka vërtet të madhe së shpejti. Një klip? Video live? Çfarëdo që të jetë, ajo është gati!