Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë kthyer në çiftin më të komentuar të showbiz-it ditëve të fundit, kjo për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentetit sipas Dafinësh ishte të zgjidhte karrierën.

Megjithatë, duket se dyshja nuk e ka mbyllur përfundimisht dhe ende nuk po kuptojmë ç’po ndodh mes tyre. Dafina vazhdon “të ngacmojë” ish-partnerin me komente të ndryshme në Instagram, ndërsa mbrëmjen e kaluar duket se qëndruan së bashku për të punuar. Ata shpërndanë në rrjete sociale të njëjtën video ku i kishin bërë tag njëri-tjetrit, ndërsa krahas saj shkruhej “Ne vetëm punojmë.”

Duket se gjërat janë vërtet të paqarta mes Dafinës dhe Dj Geek dhe këtë duket se ajo e ka shprehur më së miri në postimin e fundit në Instagram. “Dashuria është e turbullt“- shkruan këngëtarja krahas pozave dhe me shumë mundësi me këto fjalë i referohet lidhjes së saj me Dj Geek.