Kryeqyteti do të ketë një teatër të ri modern pa kullë sipër, ashtu sikurse është dakordësuar me artistët.Struktura e godinës e cila datonte që në vitet ’30 të shekullit të kaluar e ndërtuar nga italianet, e cila më vonë u përshtat si teatër, sikurse u pa edhe pas aksionit të prishjes një ditë më parë ishte shumë e rrezikshme e përbërë prej tallashi, kartonë dhe kompensata.Teatri i ri i cili do të ndërtohet mbi të njëjtin truall dhe që do të bëhet me fonde publike, sikurse dhe shihet nga fotot e projektit të publikuara nga Bashkia e Tiranë, nuk do të ketë kulla. Madje, si garanci për komunitetin e artistëve, një pikë e tillë ka qenë sanksionuar edhe në ligjin e vjetër të miratuar në Kuvend në 2018 pas dakordësisë me aktorët dhe regjisorët.
“Amendamentet e artistëve që do t’i shtohen ligjit të propozuar nga komuniteti i artistëve janë tre:1-Të mos preket territori i teatrit ekzistues.2- Të ndërtohet një teatër pa kulla në këtë territor,3- Pjesë e negociatave të bëhen edhe 2 prej përfaqësuesve të komunitetit të tyre.Teatri i cili do të ndërtohet në pronën e vet, do të jetë 3-herë më i madh dhe do të ketë të gjithë teknologjinë moderne që kërkuan artistë, përfshirë edhe skenën ultramoderne me rotativë.Projekti, i cili është krijuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë dhe ofron një arkitekturë me dizajn modern krijon një hapësirë unike në kryeqytet me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës,Veliaj në mënyrë të vazhdueshme ka theksuar se “Tirana do të ketë një Teatër Kombëtar modern, pa kullë sipër, që do të jetë ndër më të mirët në Europë”.Hapësira në nivelin zero (kati përdhes) krijon një vend për argëtim joformal, ose për performancë të planifikuar publike. Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët. Për herë të parë, gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë, që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash, tualete dhe dushe, si dhe një dhomë të gjelbër.Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh dhe shumë element të tjerë që do ta shndërrojnë në një vepër arti vet godinën.