Jeta në karantinë është sfiduese, si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Me gjithë kohën që e kaloni në gjumë, palestrat e mbyllura dhe teprinë në ushqim, normal që do të fitoni peshë. Ju nuk duhet të ndiheni keq për shtimin e peshës në karantinë, në fund të fundit jemi të gjithë bashkë në këtë barkë. Por nëse me të vërtetë ndiheni të motivuar të humbni kilet që fituat në karantinë, dritare.net ka sjellë për ju 10 dieta të sigurta dhe efektive për të humbur të gjithë peshën e karantinës që keni fituar deri më tani.1- Numëroni kaloritë! Nëse gjatë karantinës e keni tepruar me kaloritë, është koha ta zvogëloni numrin. Mesatarisht një i rritur i shëndetshëm duhet të marrë 1500-2000 kalori.2- Ndiqni dietën mesdhetare! Dieta mesdhetare e vë theksin te mishrat pa dhjamë, si pula dhe peshqit, përfshin shumë perime, zarzavate, drithëra dhe bishtajore.
Ndiqni këto dieta efektive për të humbur peshën që3- Dieta me bazë bimore, është alternativa më e shëndetshme për humbje të peshës. Duhet të hani më shumë bishtajore, zarzavate dhe të kufizoni sasinë e bulmetit, vezëve dhe mish hani vetëm disa vakte në javë.Ndiqni këto dieta efektive për të humbur peshën që4- Shtojini dietës suaj fibra të tretshme! Këto gjenden te frutat, bollguri, fasulja, elbi.Ndiqni këto dieta efektive për të humbur peshën që5- Agjërimi i ndërprerë është një nga mënyrat më efektive të humbjes së peshës. Përfshin 16 orë agjërim dhe një periudhë 8-orarëshe ku mund të konsumoni ndonjë gjë të lehtë.6- Dieta me karbohidrate të ulëta është ajo që ju duhet pas karantinës. Shmangni ushqimet si: makaronat, buka, pica, ëmbëlsirat dhe zëvendësojini me mish pa dhjamë, vezë, perime dhe zarzavate, informon dritare.netNdiqni këto dieta efektive për të humbur peshën që7- Shmangni ushqimet me shumë yndyrë. Ato të skuqurat, produktet e pjekura, ushqimet e përpunuara dhe mishin e konservuar. Përveçse janë të pashëndetshme, ju shtojnë dhe në peshë.
Ndiqni këto dieta efektive për të humbur peshën që 8- Hani më pak! Reduktoni sasinë e ushqimeve që hani dhe kafshatave që fusni në gojë!9- Mbani nën kontroll të ushqyerit emocional. Jo sa herë që jeni të mërzitur apo stresuar ilaçi është te të ngrënit. Për fat të mirë, ka hapa që mund të ndërmerrni për të minimizuar fitimin në peshë si pasojë e të ngrënit emocional. Praktikoni lehtësimin e stresit dhe gjeni një mënyrë për të luftuar mërzinë. Kjo do t’ju ndihmojë të ktheni vëmendjen tuaj drejt diçkaje tjetër, e cila do të minimizojë dëshirat për ushqim dhe do të parandalojë marrjen e kalorive shtesë dhe të panevojshme. Ju gjithashtu mund të largoni tundimin duke mbajtur ushqime të shëndetshme në shtëpinë tuaj.Ndiqni këto dieta efektive për të humbur peshën që 10- Ndiqni dietën DASH, (Qasje dietike për të ndaluar hipertensionin), por kjo nuk do të thotë se është mirë vetëm për kontrollin e hipertensionit. Është një dietë e shkëlqyeshme për humbjen e peshës! Dieta DASH është e ngjashme me dietën mesdhetare dhe është e pasur me fruta, perime dhe drithëra të plota, por e ulët në mish dhe bulmet./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net