Big Basta dhe Vesa Luma janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale ku shpesh ndajnë me ndjekësit e tyre momente nga përditshmëria
Dita e sotme është shumë e veçantë për këngëtarët pasi djali i tyre Lian feston 4 vjetorin.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe që në një ditë kaq të veçantë të mungonin dhe urimet special nga Vesa Luma dhe Big Basta.
“Jeta ime, gezuar 4 vjetorin! Nuk di te zgjedhi fjalet e duhura ne dite si keto,por kur me thua cdo nate “Te dua shume mami ,je me e mira ne bote -You are my hero” ..aty une mbylli syt e perulem ndaj Zotit dhe lutem qe te te kemi aq te mire e te dashur dhe me cdo gje perfekte qe te rrethon! Paq shendet e fat gjithmone ne jeten tende! Mami dhe Babi jane shume krenar me ty! Falemderit shume te gjitheve per cdo urim e dashuri qe na jepni per Lianin cdo dite! Na mbushni me jete – paqit jete te lumtur prane familjeve te juaja pergjithmone! Ju duam.” Shkruan këngëtarja.
Sakaq, nuk mund të mungote edhe urimi i Big Bastës. Ai më anë të urimit ka kujtuar çastet e para kur erdhi në jetë Lian.
“Si sot, date 29 maj 2016 ndodhi mrekullia me e madhe ne jeten time, erdhe ne jete ti. Nuk do e harroj kurre ate te qaren tende te holle dhe kur degjove zerin tim pushove. Kur te lava per here te pare sapo linde dhe te mbajta ne krahe. Ti qe me embelsine tende me fal cdo grimce jete dhe me ben me te forte per te sakrifikuar gjithcka vetem per ty. Ti qe dashuron plot pafajesi, nje zemer e bute qe sa here ti degjoj rrahjet kur ta vendos koken ne gjoks, me mbush me fryme dhe gjak. Te uron babi cdo te mire ne kete bote! Qofsh i lumtur e i shendetshem edhe per 1000 vite te tjera! @vesaluma te falenderoj qe ma bere kete mrekulli! Te dua pafundesisht, aq sa yje ka ne univers” shkruan këngëtari.
Kujtojmë që çifti së bashku me djalin e tyre jetojnë prej vitesh në Zerlandën e Re dhe vazhdimisht në rrjete sociale tregojnë se janë një familje shumë e lumtur dhe tepër të lidhur me njëri-tjetrin.