Gazetarja e “Aldo Morning show”, Griselda Katirai ka marrë vëmendjen e të gjithëve së fundmi me veprimin e saj gjatë emisionit. Griselda u zhvesh dhe doli vetëm me rrobabanjo para kryeministrisë, duke bërë që kalimtarët të kthejnë kokat dhe teleshikuesit të habiten. Griselda ishte e ftuar në “Why not”, ku tregoi edhe si reaguan familjarët pas këtij veprimi. Gazetarja tregoi se mamaja e saj i ka thënë përmes telefonit që i kishte pëlqyer shumë.
“Nga familjarët nuk kisha asnjë telefonatë që të thoshin sa bukur, ose pse, asnjë lloj komenti. Pasi kishin kaluar 24 orë, unë telefonoj mamin për diçka dhe më thotë “më pëlqeve shumë zemra ime, i pashë të gjitha portalet që kishin shkruajtur, vetëm të lutem mos u përfshi me politikën”, tregoi ajo. Ndërsa për reagimin e kolegëve”, Griselda u shpreh: “Kishte komente nga më të ndryshmet, por për ne ishte shumë OK. E kemi marrë me shumë sportivitet, shumë humor. Për ne ishte diçka shumë normale”.