Bora Zemani dhe Donald Veshaj prej më shumë se një viti janë në një lidhje dashurie dhe janë kthyer në një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku. Tani lidhja e tyre është konsoliduar dhe Donaldi ka vendosur ta prezantojë Borën me familjen e tij. Këtë e kanë zbuluar postimet në Instagram të vetë çiftit.

Në postimet e Borës shihet tavolina me drekën e shtruar dhe disa drerë. Po ashtu në postimin e Veshjat, shihet i njëjti sfond. Ai ka etiketuar në foto vëllain Marion, për të treguar që tashmë Bora është zyrtarisht pjesë e familjes së tyre.