Drake ka folur hapur në lidhje me vendimin e tij për të publikuar fotografitë e djalit Adonis në Instagram, dy vjet pas lindjes së tij. “Ishte e diçka e bukur për mua. Ishte e mrekullueshme”, tha fituesi i çmimeve Grammy. “Unë vetëm u zgjova një mëngjes dhe thashë e dini çfarë? Kjo është ajo që unë dua të bëj”. Reperi 33-vjeçar, i cili më parë e mbante vogëlushin e tij jashtë syrit të publikut, postoi një sërë fotosh të Adonisit bjond me kaçurrela e sy bojëqielli në fund të marsit.
“Dua që të vizitoj shumë vende me tim bir dhe t’i ndaj gjithë kujtimet me të. Nuk dua që për shkak të kësaj zgjedhjeje jete që kam bërë, t’i mbaj njerëzit e tjerë të pazbuluar. Doja ta çliroja veten nga kjo ndjesi”, tregoi ai gjatë intervistës me Lil Wayne në “Young Money Radio”. Në 11 tetor 2017, Sophie lindi Adonis, por Drake nuk e pranoi që ishte bërë baba deri në daljen e albumit të tij Scorpion në fund të qershorit 2018. Duhet të kalonin 2 vite që Drake të publikonte foto edhe me nënën e djalit, Sophie Brussaux, 30 vjeç me të cilën duket se reperi ka ruajtur një marrëdhënie miqësore.