Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ka zbritur sot në terren, në një turi komunikimi të drejtpërdrejtë me bizneset në kryeqytet. Ibrahimaj shkoi në disa biznese në Paskuqan, përfitues të Paketës së Zgjeruar prej 40,000 lekësh. Drejtoresha e Tatimeve tha se janë 32 mijë të punësuar që i shtohen pagesës së pagës së dytë të luftës.
“Janë 32 mijë të punësuar që i shtohen pagesës së pagës së dytë të luftës. Të gjithë tatimpaguesit duhet të aplikojnë brenda datës 5 qershor që të bëjnë aplikimet për punonjësit, në të kundërt punëdhënësit do të sanksionohen dhe punonjësve do t’ua çojmë direkt në llogari 400 mijë lekëshin”, -tha ajo.