Shumë lajme kontradiktore thuhen e shkruhen për Philippe Coutinho. Dy janë informacione të sigurta: Bayerni nuk dot ë blejë kartonin e tij për 120 milionë euro e as për 100 mln, ndërsa Barcelona nuk e do futbollistin mbrapsht në Camp Nou.
Leicester ishte ekipi që u tërhoq nga gara, pasi nuk mund ta përballojë ekonomikisht, ndërsa tani janë dy klube që e duan. Chelsea dhe Newcastle do të duelojnë mes tyre për futbollistin brazilian. Trajneri Frank Lampard mund ta bindë përveç parave dhe me emrin e madh të Chelseas.
Surprizë është Newcastle që pret të rinisë një projekt milioner me pronarë nga Arabia, praktikisht një tjetër sheik kërkon t’i futet rrugës së futbollit. Mirror shkruan se e ardhmja e Coutinhos mund të jetë mes dy klubeve.