Në këtë periudhë të vështirë pandemie, e gjithë vëmendja është tek mjekët dhe infermierët. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se dy infermierë ushtarakë shqiptarë janë dekoruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit.

“Nga njëri cep i globit në tjetrin, ushtarakët shqiptarë vijojnë të vlerësohen për kontributin e tyre. Në këtë periudhë pandemie vëmendja ndaj personelit shëndetësor është shtuar edhe në misionet e NATO-s.

Infermierët ushtarakë shqiptarë nëntoger Eno Shyti dhe tetar Viktor Skuqi janë dekoruar nga komandanti turk i bazës së tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit”, shkruan Olta Xhaçka në Facebook, duke publikuar edhe foto.