Në fillim të muajit maj, Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë. Partnerja e tij Sara solli në jetë një vogëlush, të cilin dyshja e pagëzoi me emrin Dante. Në llogarinë e tij në Instagram, Kastro ndau me ndjekësit lajmin e bukur se është bërë baba, mirëpo pozat me partneren kanë qenë të rralla. Ditën e sotme, si rrallëherë këngëtari ka publikuar një foto me mamanë e fëmijës së tij, teksa e uron për ditëlindje me një urim të thjeshtë, por të ëmbël.
“Edhe 100 shpirt! Të dua”- shkruan Kastro krahas fotos së tyre, duke e shoqëruar shkrimin me një zemër të kuqe. Këngëtari ka treguar se ka ndërmend të bëjë të tjerë fëmijë, të ciët shpreson t’i ketë me partneren e tij aktuale, Sarën. “Nuk do e mbyll me tre fëmijë jetën time, kisha kështu një milisekonda për t’a mbyllur me Danten. Por kam ndërmend të sjell në jetë dhe fëmijë të tjerë. Nëse njeriu ndihet mirë me personin që don risjell një jetë të re”, u shpreh Kastro më herët.