Tani nuk ka më të diela të mbyllura dhe fëmijët e kryeqytetit mezi po presin të shijojnë parqet e lodrave. Për të qenë gjithmonë gati, ekipi i dezinfektimit në Bashkinë e Tiranës vijoi punën në këndet rekreative, që të vegjlit t’i gjejnë të pastër, të rregullt dhe të sigurt!
E diela është e fëmijëve, ndaj edhe ata duhet të jenë të sigurt teksa argëtohen ashtu si kurrë më parë pas izolimit të gjatë për shkak të pandemisë së Covid-19.