Thuajse të gjithë ne kemi nisur të bëjmë plane se çfarë do të bëjmë pasi të dalim nga izolimi. Shpesh e gjejmë veten duke bërë pyetjen: “Cila është gjëja e pare që do bëjmë kur të rikthehemi në normalitet?”.Në ndihmë na vjen shenja jonë e horoskopit, e cila do na bëjë më të lehtë zgjidhjen e këtij “problem”.
Dashi Në palestër dhe pastaj në darkë në klub me miqtë për të festuar. Demi – Do shkoni tek kafja juaj e preferuar ose më saktë tek restoranti juaj i preferuar për të shijuar një pjatë të shijshme buzëdetit. Binjakët -Do takoni miqtë tuaj dhe do e jetoni atë ditë sikur të ishte e fundit. Gaforrja -Do përqafoni njerëzit tuaj të dashur që nuk i kishit takuar gjatë kësaj periudhe.Luani – Do hedhësh pizhamat nga dritarja dhe gati për një veshje plot glamour për të shkëlqyer.Virgjëresha – Do vraponi të takoni shokun ose shoqen tuaj të ngushtë i/e cila po qan se ka ngelur pa punë gjatë karantinës dhe ju do i jepni zemër.
Peshorja – Vrap për tek qendrat estetike. Njerëzit do të mund t’ju takojnë pasi të kesh bërë mirë disa trajtime për flokët, fytyrën dhe të mos harrojmë thonjtë.Akrepi -Seks, seks, seks. Ata që nuk janë karantinuar me të dashurin gjatë kësaj periudhe e kemi fjalën. Shigjetari – Valixhet gati dhe aventurat e reja ju presin. Bricjapi -Ju nuk keni shpresë, sërish zyra juaj e punës do jetë në plan të parë.Ujori -Ujorit do i duhen disa pushime të tjera ( në një vend me det sigurisht), për të marrë veten nga “pushimet” në karantinë. Peshqit – Nevojë e menjëhershme për të kërcyer në mënyrë që të largoni gjithë energjitë negative të mbledhura gjatë karantinës.