Ditën e sotme, modelja bukuroshe Arbenita Ismajli feston 22-vjetorin e lindjes së saj. Mirëpo si asnjëherë tjetër, kjo ditëlindje e pazakontë e ka gjetur të karantinuar për shkak të pandemisë Covid-19. Modelja është izoluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në fakt “ka ngecur” larg familjarëve dhe partnerit të saj, Feros. Megjithatë, për t’ia zbukuruar këtë ditë, nuk kanë munguar urimet e shumta të personave të afërt dhe miqve të Arbenitës, disa prej të cilave ajo i ka ndarë në Instagram.
Për më tepër, pas mesnate ajo ka falenderuar personat që e kanë uruar për 22-vjetorin. Por, në këtë ditë speciale ka munguar urimi publik i Feros, pasi reperi ka pasur probleme me llogarinë e tij personale në Instagram. Dikush i ka vjedhur atij adresën dhe e kërcënon se do t’i shkatërrojë karrierën nëse Fero nuk do t’i japë para. Madje, pasi Feros i vodhën Instagramin edhe Arbenitën u përpoqën ta fusin në grackë!