E konfirmon dhe shkenca, koronavirusi po humbet forcën. Presidenti i virologëve italian, Arnaldo Caruso i cili drejton Departamentin e Mikrobiologjisë së Spitalit Civil të Brescia, ka izoluar një variant të Sars-CoV-2 dhe ka zbuluar se virusi tashmë është i dobët.“Infeksionet janë shumë të lehta, tamponët mezi dalin pozitive dhe madje edhe ata që kanë një ngarkesë të fortë virale janë asimptomatikë”- shpjegon Arnaldo Caruso.
Ndërsa llojet virale të muajve të kaluar që kemi izoluar dhe renditur janë bomba biologjike që shfarosin qelizat e që godasin në 2-3 ditë, ndërkohë që varianti i ri i Sars-CoV-2 kërkon 6 ditë për t’i sulmuar ato”- shpjegon virologu italian për “Quotidiano.net “.
“Këto variante virale më të zbutura duhet të bëhen e ardhmja e evolucionit të mundshëm të Covid-19. Infeksionet janë shumë të lehta, pothuajse të padukshme. Virusi shihet në doza shumë të vogla,” thekson më tej virologu.Edhe studiuesit e Hong Kong-ut tashmë flasin për dobësimin e koronavirusit të ri në një studim të botuar në revistën “Emerging Microbes & Infections”.Por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njëjta gjë po ndodh. “Pra si të gjithë viruset e frymëmarrjes mendojmë qe edhe COVID-19 ka tendencë të largohet në sezonin pranverë-verë për arsye që ende nuk i dimë saktësisht, si dhe nuk e dimë pse ato rikthehen në nëntor-dhjetor-përfundon virologu italian.