Mark Marku, profesori i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, është shprehur për aktorin e madh shqiptar, në lidhje me qëndrimet e tij për Teatrin Kombëtar, se ai është një leckë e poshtëruar në prag të pleqërisë. Në lidhej me këtë deklaratë ka reaguar aktori Agron Llakaj i cili shprehet se Ndrenika është një ikonë që me artin e tij ngre 100 teatro në këmbë.
“Unë nuk e njoh personalisht por, kam të drejtën time dhe kjo është e drejta ime të respektoj liritë e çdokujt pa cënuar lirinë time. Vjen një moment kur thonë se Perëndia të merr mendtë. Se i tha shiko se është dehur është bërë tap, rakia të merr mend 2 ose 3 orë ja një ditë dhe ti kthen prap, por po ta mori Perëndia mendjen ku do vesh. Del një farë profesor Mark Marku i thonë këtij, trim mbi trima e Gjergj Elez Alia dhe ky na paska sharë dhe fyer Nderin e Kombit Robert Ndrenikën duke thënë se është një leckë i poshtëruar. Meqë është dhe profesor gazetarie, unë do ta këshilloja shumë, miqësisht fol si të duash, bëj si të duash, por për të madhin Robert Drenika që është ikonë, nuk vlejnë 100 teatro të prishen, sepse arti dhe talenti i Robert Ndrenikës i ngrenë 100 teatro në këmbë” është shprehur Agron Llakaj.