Mos ndoshta Fero dhe Arbenita po sjellin një tjetër klip të ri së bashku? Dyshimet tona lindën pasi modelja publikoi një video romantike me të dashurin e saj reper, në mbishkrimin e së cilës thuhej: “Kush dëshiron një tjetër këngë dashurie?”.

Dyshja solli këngën e famshme “Ride or die” një vit më parë, në qershor, me një videoklip që na bëri ta harrojmë vërtet Feron si gangster. Dy protagonistët kryesorë Arbenita dhe Fero dukeshin si dy zogj të dashuruar. Shkëmbimet e puthjeve dhe skenat romantike nuk mungonin dhe modelja shfaqej super sexy në klip dhe bashkë me Feron si një çift perfekt!