Prej dy ditësh, dikush kishte vjedhur llogarinë e reperit Fero në Instagram dhe e kërcënonte reperin duke i thënë se do t’i shkatërrojë karrierën. Personi që i vodhi Instagram-in publikoi biseda intime të reperit dhe i kërkoi atij para në këmbim të kthimit të adresës. Por, pas disa ditësh të vështira, Fero më në fund duket se e ka marrë Instagram-in e tij.
Në profil shihet se janë fshirë fotot kërcënuese dhe tek bio janë fshirë fjalët ofenduese. Reperi shqiptar nuk ka reaguar ende lidhur me ngjarjen dhe nuk është e sigurt nëse ai e ka marrë sërish adresën e tij, por shenjat tregojnë që, po.