Ishte mars i vitit 2019, kur “Forbes” e quajti Kylie Jenner miliarderen më të re në botë, falë të ardhurave nga kompania kozmetike, e cila shiti një aksion prej 600 milionë dollarësh në kompaninë Coty Inc. Por në raportin e fundit të “Forbes”, të premten, revista thotë se kompania “është dukshëm më e vogël, dhe më pak fitimprurëse, sesa familja ka kaluar vite duke udhëhequr industrinë e kozmetikës”. “Në fillim të këtij viti, Kylie Jenner shiti gjysmën e kompanisë së kozmetikës në një prej prurjeve të famshme më të mëdha të të gjitha kohërave. Por analiza e mirë e marrëveshjes zbulon se ajo ka fryrë shifrat dhe suksesin e çdo biznesi, për vite me radhë,” thuhet në raport.
“Forbes” pretendon se biznesi i Kylie është dukshëm më i vogël nga sa njerëzit kanë besuar. Të ardhurat për periudhën 12 mujore para marrëveshjes janë 177 milionë dollarë sipas prezantimit të Coty, shumë më e ulët se vlerat e publikuara në atë kohë. Coty thotë se shitjet ishin rreth 40% nga 2018, do të thotë biznesi në atë kohë gjeneroi vetëm 125 milionë dollarë, shumë larg shifrës 260 milionëshe që Jenner kishte dërguar tek “Forbes”. Por pas këtyre lajmeve, Kylie ka reaguar personalisht në Twitter, duke thënë se as nuk ka kërkuar ndonjë titull miliardereje nga Forbes dhe as nuk ka gënjyer:
“U zgjova dhe ç’të shikoja! Gjthçka që shoh janë një numër deklaratash të pasakta dhe supozimesh të pavërtetuara. Unë kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose të jem përpjekur të gënjej për ta arritur, pikë”, shkruan ajo. “Mund të numëroj listën me 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa fiksimi sesa para kam unë”, vijon ajo.