Në pritje për të kuptuar se kur do të rikthehet në Itali, Cristiano Ronaldo vijon të shijoj karantinën e tij në Maderia së bashku me pjesën tjetër të familjes. Po e shijon shumë prezencën e CR7 edhe nëna e tij Dolores. Ronaldo dhe fëmijët e tjerë kanë befasuar së fundmi Dolores duke i bërë një dhuratë të veçantë me rastin e festës së nënës, një Mercedes shumë të bukur, mbërthyer me fjongo: “Falënderoj fëmijët e mi për këtë dhuratë të bukur. Ditë të mbarë për të gjithë”, shkruan Dolores në profilin e saj në “Instagram”.