Edhe këtë të diel, pensionistët dhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç kanë pasur mundësi që të dalin. Mes mijëra qytetarëve që kanë shfrytëzuar parqet e Tiranës për të dalë me fēmijët ka qenë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama me të birin, Zahon. Në fotot e mëposhtme shihet Linda Rama me një zonjë dhe Zaho që loz pak më tej.