Një medikament, anakinra, i destinuar fillimisht për sëmundjet reumatizmale, ka dhënë rezultate inkurajuese për format e rënda të sëmundjes COVID-19 duke reduktuar rrezikun e vde kjes dhe nevojës për t’u vendosur në terapi intensive në reanimacion, sipas një studimi francez. “Reduktimi domethënës i vd ekshmërisë në sajë të përdorimit të anakinras për COVID-19 në këtë studim është inkurajues në këto kohë të vështira”, shkruan në një koment reumatologu Randy Cron nga Universiteti i Alabamas (Birmingham, SHBA) në revistën e specializuar “The Lancet Rheumatology”, ku është publikuar studimi.
Qëllimi është të kundërshtimi i “stuhisë së citokinës”, një reagim inflamator i pakontrolluar që shkaktohet nga format e rënda të pneumonisë COVID-19, duke çuar në një sindrom të përkeqësimit akut të frymëmarrjes (SDRA). Një situatë ku mushkëritë nuk furnizojnë mjaftueshëm me oksigjen organet jetësore, gjë që kërkon asistencën e një ventilimi artificial me përdorimin e respiratorëve. Më konkretisht, anakinra synon, për të bllokuar, një prej citokinave të përfshira në këtë “stuhi inflamatore”, interleukin-1 (IL-1).
Sipas ekipit mjekësor, Thomas Huet dhe kolegëve të tij, të grupit spitalor të “Paris Saint-Joseph Hospital Group” (GHPSJ), administrimi me injeksion për 10 ditë i anakinras (emri tregtar: Kineret), për 52 pacientë me një formë e rëndë të COVID-19 ka rezultuar në një ulje statistikisht të rëndësishme të rr ezikut të vde kjes.