Në pritje të vendimit të qeverisë shqiptare për lejimin e zhvillimit të aktiviteteve sportive, Federata Shqiptare po vazhdon përgatitjet për rinisjen e sezonit më datë 3 qershor madje sëfundmi ka publikuar dhe oraret e javës së 27-të e cila do të luhet e gjitha në mesjavë.

4 takimet e para të këtij raundi do të luhen në orën 17:30 ndërsa supersfida mes Partizanit dhe Skënderbeut do të zhvillohet në mbrëmje në orën 20:00 dhe do të mbyllë siparin e kësaj jave.

Nuk dihet ende nëse ky takim do të luhet në Selman Stërmasi apo Air Albania.Ndeshje të lehtë në letër ka Kukësi që pret Luftëtarin.Tirana ka një transfertë të vështirë në Ballsh ndaj Bylisit, Laçi pret në Kurbin Teutën ndërkohë që Flamurtari do të sfidojë Vllazninë në Vlorë.