Prej vitit 2017, bashkë me stafin e Edoardo Reja, trajnerit italian që mori vendin e Christian Panuçit, është edhe Alarico Rossi, Head of Analysis, Scouting and Innovation Department. Praktikisht, shefi i zbulimeve, analizave dhe inovacionit në FSHF. Dikur ka punuar te Pisa, Livorno dhe Terni, teksa për Tuttomercatoweb tregon aventurën deri tani me kombëtaren kuqezi por edhe se si po zhvillohet futbolli, duke nisur nga ndërtimi i “Air Albania” te “Shtëpia e Futbollit” që është edhe selia e re që është thuajse gati, por sidomos projekti për të future VAR-in në futboll dhe inovacioni për zbulimin e talenteve.
“Në periudhën e fundit kemi vendosur jo vetem që të bëjmë match analysis, pra analizën e ndeshjeve për kombëtaren, por edhe të krijojmë një program më të thelluar dhe detajuar për të gjithë futbollin shqiptar”. “Kemi futbollistë të shpërndarë në 73 kampione të ndryshme në 45 shtete. Mesatarisht, për çdo grumbullim, thërrasim nga 15 kampionate të ndryshme. Kemi thërritur edhe një lojtar që luan në Siberi dhe një në Kaliforni dhe në të njëjtën kohë një që luan në Skoci dhe një në Kalabri. Kemi arritur akord me Ëyscout: federata u ka dhënë skuadrave të Superligës një açount në piatformën Hudl. Pas dy vitesh, në këtë akord, çdo skuadër duhet të ketë një analist në organigramën e stafit. Dhe në nivel të kombëtares përdorim të dhëna, numra dhe video nga Hudl”.