Pasi mbajti në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj, gazetarja Anila Basha një muaj më parë u bë nënë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Aristotel, në nder të të atit të saj që ndërroi jetë 2 vite më parë.
Sot vogëlushi bën 1 muaj që ka ardhur në jetë dhe Anila e ka prezantuar vogëlushin me miqtë e saj në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një foto rë shkrepur në natyrë ku shfaqet pranë djalit dhe nënës së saj. “Sot biri im Aris bëri 1 muajsh”, shkruan Anila Basha në foton ku fytyra e vogëlushin duket e plotë.