Këngëtari i njohur Gent Fatali feston sot 26 vjetorin e tij të lindjes. Të shumta kanë qenë urimet që ai ka marrë nga miqtë dhe kolegët, por urimin më të bukur e ka marrë nga e dashura e tij Rozafa. Pas 2 vitesh lidhje, Rozafa uron Gent Fatalin për herë të parë publikisht duke e quajtur “I shtrenjti im”.

Ajo ka postuar një foto në InstaStory ku ata shfaqen të dy dhe ka shkruar: “Gëzuar Ditëlindjen i shtrenjti im”. Në vetvete një urim i shkurtër, por shumë i qartë, konçiz dhe i mbushur me dashuri. Gent Fatali para pak ditësh e ka pohuar për herë të parë lidhjen me Rozafën, motrën e Loredanës dhe po bëjnë 2 vite bashkë.

Fatkeqësisht janë karantinuar larg njëri-tjetrin, por komunikimi mes tyre nuk mungon. Rozafa për momentin ndodhet në Gjermani, ndërsa Gent Fatali në Prishtinë.