Nga 1 korriku, do të jemi në gjendje të presim vizitorë të huaj, duke iu nënshtruar kushteve që sigurojnë shëndetin publik, deklaroi ministri i Shtetit, Giorgos Gerapetritis në një intervistë me televizionin publik grek, ERT1.
“Greqia reklamohet si destinacion absolutisht i shëndetshëm”, shtoi ai.I pyetur nëse pala greke është e kënaqur me rekomandimin nga Komisioni Europian lidhur me turizmin, Gerapetritis u përgjigj se Greqia kishte pjesëmarrje shumë aktive në hartimin e dokumentit dhe kishte paraqitur një pozicion të qartë për protokollet shëndetësore dhe testimin e pasagjerëve për udhëtimin jashtë vendit.“Brenda kufijve të ligjit të BE-së, Greqia do të zhvillojë një diplomaci të turizmit që do të lehtësojë ardhjen e vizitorëve, veçanërisht nga vendet jo shumë të prekura”, shtoi ai.
Gerapetritis gjithashtu iu referua parashikimeve që turizmi do të pësojë një reduktim të madh, duke rënë në rreth gjysmën e nivelit të viteve të fundit, por vuri në dukje se kjo gjë nuk prek domosdoshmërisht Greqinë sepse, siç thuhet në mediet e huaja, Greqia reklamohet si destinacion absolutisht i shëndetshëm.“Kemi ende rreth 45 ditë për të ndërtuar sistemin e shëndetit publik, veçanërisht në destinacionet turistike. Dua të siguroj bashkëqytetarët tanë se qeveria do të të jetë e palodhur në përpjekjet për të ndërtuar një sistem të sigurt të shëndetit publik në ishuj”, theksoi Gerapetritis.