Do të bëhet vullnetarisht për këdo që ka dëshirë të bëjë vaksinë kundër tuberkulozit. Organizmi grek për kontrollin e barnave/ilaçeve ka dhënë dritën jeshile për vaksinimin vullnetar kundër tuberkulozit nga ata 1 qershor.Sipas EOF, vaksina kundër tuberkulozit BCG konsiderohet si një armë shtesë kundër koronavirusit.Ekspertët e Institutit epidemiologjik në Athinë thonë se vendet ku vaksinimi ka qënë me detyrim, janë më imunë nga koronavirusit, ndërsa kanë 80% më pak mundësi të marrin infeksion e rrugëve të frymëmarrjes.

Megjithatë, pavarëisht vaksinës për të cilën ka nisur një fushatë, eksprët bëjnë thirrje për vijimin e zbatimit të masave kundër covid -19, pra distancimi fizik, përdorimi i maskës, dhe larja e shpeshtë e duarve.Në Shqipëri – sipas kalendarit zyrtar të vaksinimit – të gjithë të sapolindurit vaksinohen me vaksinën BCG.Kjo vaksinë ka qenë pjesë e kalanderit të vaksinave të detyruara që prej vitit 1960.