Georgina Rodriguez ka pozuar për revistat më prestigjoze në botë. Por, duket se për “në fund” si “qershia mbi tortë”, bukuroshja argjentinase ka lënë kopertinën e portugezes “Women’s Health”.
Modelja 26 vjeçare ka publikuar pak orë më parë një foto në Instagram, ku shfaqet me të brendshme në faqen e parë të revistës nga vendlindja e CR7.
“Hera ime e parë në një kopertinë portugeze,” shkruan Georgina në postim. Fansat me shaka e kanë cilësuar si “të pafalshme” që Georgina pozoi kaq vonë për një revistë portugeze, duke qenë se edhe Cristiano është nga Portugalia.