Gonzalo Higuain po reflekton mbi të ardhmen e tij. Sulmuesi i Juventus-it ka qenë i paduruar gjatë karantinës dhe ka shumë zëra për një largim të tijin nga Torino.

Ai mund të kthehet në atdhe te River Plate, edhe pse babai i tij ka mohuar gjithmonë gjithçka. Megjithatë, në lidhje me merkaton, Higuain ka folur për momentin e transferimit të tij nga Real Madrid te Napoli.

Gjatë një intervistë të dhënë për Tyc Sports, argjentinasi ka folur për transferimin e ndodhur në verën e 2013-ës: “90% e lojtarëve nuk do të kishin shkuar te Napoli nga Real Madrid. Por unë doja t’u tregoja të gjithëve se vendimi i marrë nuk ishte i gabuar”.

“Ka qenë një bast shumë i madh, doja të rritesha dhe të përmirësohesha si lojtar dhe njeri. Isha i bindur”, ka thënë Pipita.

Një zgjedhje që ka rezultuar e saktë, duke parë statistikat e argjentinasit me fanellën e Napoli-t: 147 ndeshje dhe plot 92 gola. Gjithmonë me axurrët, ai ka fituar një Kupë të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.