Nga Edmond Arizaj – A nuk jane Kadare dhe Ndrenika monumente kulture? Me cfare lehtesie i mallkuam! Me cfare cinizmi i perbuzem!Me cfare pasioni i denigruam!Me cfare entuziazmi i linçuam!Te parin pse nuk foli. Te dytin pse foli.Nuk cuditem aspak se si krejt thjeshte e fusim koken ne gijotinen e diktatures, per te nisur nga e para perpelitjet qe te shpetojme nga tehu i saj.Ne sakrifikojme idhujt tane, per politiken. Hedhim ne balte ikona shpirterore per te mbajtur ne gji idhuj druri.

Kadare dhe Ndrenika jane monumente kulture (mbajini mend keto fjale se si do sillemi, kur te mos i kemi me mes nesh. Hipokrite!)Gati sa teatri e kane jeten edhe ata. E ndoshta i kane dhene me shume ketij vendi se teatri.Te pakten i pari. Ne Evrope, shekullin e kaluar dhe kete shekull, duhet te permendje Nene Terezen dhe Kadarene qe te ftilloheshin se c’ishte Shqiperia.Keta te dy, ne periudhen me te zeze te shqiptareve, i krijuam si personalitete te dyta te shoqerise sone te frustruar, te dhunuar e te marre peng nga realiteti i diktatures, per te fluturuar me mendje ne realitete te tjera.Sot qe i shkelim me kembe, per hir te politikes, e meritojme serish diktaturen.Kur arrin te vesh politiken dhe sharlatanet mbi shkrimtarin dhe artistin, e ke bere gati qafen per gijotinen e diktatit dhe xhelatit.