Vitin e kaluar këngëtari i njohur Mateus Frroku pranoi që është në lidhje. Asokohe ai u përfol që Mateus ka krijuar lidhje me një vajzë që punon në “TV Klan”, por mesa duket nuk është kështu. I ftuar ditën e sotme tek “E Diell”, ai nuk iu është shmangur pyetjeve në lidhje me të dashurën e tij. Matuesi ka treguar se në fakt partnerja e tij është muzikante, por nuk e ka treguar ende emrin e saj. Ai thjesht pranoi që ndihet mirë krah saj.
“Unë nuk kam nuse, por dikë që më mban mirë. Nëse unë të them emrin ti nuk do kesh më asnjë kuriozitet. Nuk di të them nëse është e topit apo e një televizioni tjetër, por di të them që ndihem mirë dhe kaq”, u shpreh ai. Ai u pyet nga Ervin Kurti nëse mund të kemi ndonjë shtatzëni në të ardhmen dhe Matuesi u përgjigj që nuk e kishte problem nëse ndodhte. “Në djeninë time jo, por jam i bindur vetëm në një gjë. Marrëdhënie këto kohë kam kryer vetëm me personin e zemrës, kështu që edhe në qoftë se ndodh, le të vijë. Kështu që nuk ka asnjë problem”, shtoi Mateus Frroku. Kjo lidhje vjen, pasi këngëtari i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me të fejuarën e tij. Ai tashmë e ka harruar atë histori dhe është i dashuruar kokë e këmbë me partneren e re.