“Ne duhet të jemi të përgatitur për shpërthime të reja”, ishte ajo çfarë deklaroi i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19.
“Koronavirusi “nuk ka ikur”, dhe teksa lëvizjet e njerëzve rriten duhet të jemi të përgatitur “për shpërthime të reja që mund të lindin shumë shpejt”, sqaroi Dr David Nabarro.
Nabarro i tha programit të BBC Radio 4, ditën e sotme, se ndërsa kufizimet e bllokimit janë lehtësuar, njerëzit do të duhet të vazhdojnë të praktikojnë distancën fizike aq sa munden, dhe të izolohen menjëherë nëse sëmuren.