Cilat janë rreziqet që lidhen me rihapjen e Fazës 2 të pandemisë? Cilat janë vendet dhe situatat pak a shumë të sigurta?Specialisti italian i sëmundjeve infektive, dr. Enzo Longobardo, I ka ndarë ato në disa situate dhe për secilën prej tyre na këshillonë:
Faza 2: të gjitha situatat me rrezik të lartë të infektimit Palestrat.Ato me siguri hyjnë në kategorinë e rrezikut të lartë të transmetimit të koronavirusit: vende të mbyllura, njerëz të djersitur që rrisin emetimin e pikave nga goja teksa stërviten duke kryer ushtrime.Është e këshillueshme që aktivitetet sportive të bëhen në natyrë.
Takim me familjen dhe miqtë. Gjatë takimit me miq dhe shokë është sigurisht e mundshme për të kontaktuar koronavirusin. Tani është e nevojmshem më shumë se kurrë ruajtja e distancës fizike. Nuk duhet të takojmë duart me njëri tjetrin apo edhe organizojmë tubime apo evente me njëri tjetrin.
Baret dhe pijet. Vende potencialisht të mbushura me njerëz dhe të mbyllura si dhe me banak janë baret. Kjo është arsyeja pse, për momentin, është më mirë që pija të konsumohet jashtë në natyrë. Por çfarë do të ndodhë në vjeshtë? A nuk do të jemi më brenda në bare apo pijetore derisa të kemi një vaksinë apo kurë? Nuk ka gjasa. Kjo është arsyeja pse do të jetë e nevojshme t’i kushtojmë vëmendje maksimale marrjes së masave të sigurisë.
Të gjitha situatat me rrezik të mesëm të infeksionit. Në brendësi të restoranteve. Teknikisht, restorantet kanë zvogëluar numrin e vendeve për të lejuar distancën e duhur midis tavolinave dhe rrjedhimisht njerëzve. Por kur nuk jeni ulur në tryezë (pra të shkoni në tualet ose të paguani) duhet të vishni një maskë. Gracka megjithatë është diku tjetër, te flukset e ajrit të kondicionerit. Sipas specialistëve, fleta e drejtimit të ajrit të kondicionerit duhet të jetë e drejtuar sipër nga tavani dhe jo nga poshte pasi rryma e fortë nga poshtë rrezikon që të ‘transportojë’ koronavirusin e një personi të mundshëm të infektuar, te personat e shëndetshëm, pavarësisht distancës mes tavolinave
Parukierë dhe sallone bukurie. Më në fund mund të riktheheni për t’u kujdesur për trupin tuaj duke i kushtuar vëmendje të madhe. Por ambientet dhe lloji i aktivitetit në situatën pandemike të fazës 2 janë të rrezikshme për të marrë infeksionin e koronavirusit. Operatori I shërbimit duket të jetë I pasjisur me maskë, duhet të ketë marë masa paraprake më të mëdha si pastrim i gërsherëve, krerëve dhe furçave. Sipas specielistëve maska është më shumë se e domosdoshme pasi ju mbron nga fluksi I ajrit të tharëses së flokëve.
Supermarketet dhe dyqanet e ushqimeve.Vështirë, por jo e pamundur për të ‘kapur’ koronavirusin gjatë blerjes. Supermarketet më parë ishin “kohë e lirë” dhe e vetmja gjatë muajve të bllokimit dhe izolimit, kur mund të dilnit për të blerë ushqime. Nëse, pra, të gjithë duhet të jemi mësuar me sjelljen tonë në supermarkete, duhet t’i kushtojmë vëmendje përdorimit të dorezave, veçanërisht kur blejmë ushqim. Maskat gjithashtu janë të nevojshme kur kla fluks njerëzish.Të gjitha situatat e infektimit me rrezik të ulët. Plazhet.Shkuarja në det dhe në plazh, mund të konsiderohet një rrezik i ulët për shkak të distancës midis një lokacioni dhe një tjetri dhe ajrit të hapur.
Jo vetëm kaq, por siç kanë treguar studime të shumta, rrezet e diellit kanë fuqi shkatërruese mbi pikat e pështymës, që sigurisht që do të ishin më pak te fuqishme në det dhe diell sesa në vendet e mbyllura, duke zvogëluar në masë të madhe transmetimin e koronavirusit.
Hani jashtë. Nga rreziku mesatar i të qenit brenda në shtëpi deri te rreziku i ulët për të ngrënë jashtë: situata e restoranteve, picerive dhe vendeve ku keni planifikua të hani mëngjes, dreka apo darka ndryshon ndjeshëm nëse shkoni nga një gjendje në një tjetër. Me tavolinat të paktën 2 metra larg dhe ajri që qarkullon më lirshëm, rreziqet e kontraktimit të koronavirusit tani në këto ambiente në natyrë janë zvogëluar shumë.Aktiviteti në natyrë.Nga palestrat me rrezik të lartë, stërvitja në natyrë mund të konsiderohet me rrëzik të ulët, për sa kohë që distancat midis një personi dhe tjetrit respektohen gjithmonë. Distanca midis dy personave që luajnë sport duhet të jetë më e madhe se një meter.