Piero Ausilio ka konfirmuar se Interi dhe Paris Saint Germaini janë në bisedime për të arritur një marrëveshje për sulmuesin, Mauro Icardi. Në një intervistë për Sky Sport Itali, ai zbuloi edhe objektivat e Interit. “Momentalisht kemi 4 sulmues dhe me ta do të mbyllim këtë sezon”, tha ai. “Flasim shpesh me Leonardon dhe po mundohemi të gjejmë gjuhën e përbashkët për transferimin e Icardit te PSG. Sa i përket Cavanit, për momentin ai nuk paraqet një mundësi dhe kemi të tjera objektiva”.

“Nainggolan? Nainggolan do të rikthehet dhe do të vlerësohet nga Conte gjatë periudhës së verës, por me shumë mundësi do të mbetet zikaltër”. “Tonali? Tonali ka aftësinë për të qenë pjesë e Interit, por nuk e dimë a është brenda parametrave tanë ekonomikë. Shpresoj që të gjejmë gjuhën e përbashkët”.