172 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit. Raportet e institucioneve shëndetësore flasin për një situatë në përmirësim dita-ditës. Dy mijë e 432 persona kanë lënë ambientet spitalore dhe janë shëruar plotësisht.
Për fat të keq rreth 1 mijë të tjerë janë në terapi intensive. Aktualisht, sa i përket atyre që janë aktivë me virusin, numërohen 81 mijë e 266 persona. Ndërsa numri total i të infektuarve, që prej shpërthimit të pandemisë, është 221 mijë e 216.