Klea Huta ka treguar se nepset e shtatzënisë janë të vërteta! E kemi fjalën për ato nepse në mesnatë kur të teket për një ushqim aq shumë, saqë kërkon ndihmë në Instagram. Moderatorja ka publikuar në Instastory dëshirën e saj të madhe për tortë, dhe nuk e marrim dot me mend se çfarë mund të ketë bërë Elgiti.

“Ku të gjej tortë tani?”, shkruan ajo.

Moderatorja shpeshherë ndan momente të ëmbla në Instagram nga përgatitjet për vogëlushin dhe kësaj here na kanë treguar se kanë blerë edhe krevatin e tij. Sipër krevatit janë edhe rrobat e bebushit që me siguri do jenë rrobat e para që ai do të veshë sapo të vijë në jetë.

“Mami mezi po pret të të takojë”, ka shkruar Klea Huta tek fotoja që ka postuar. Më herët, moderatorja ka treguar se shtazënia i ka dhënë 12-13 kilogramë më shumë, ndërsa menjëherë pas lindjes ka ndërmend t’i kthehet palestrës.