Me anulimin përfundimtar të Ligue 1 (Lyon ka bërë apelim, ashtu sikurse dhe Amiens ka paditur në Gjykatën e Parisit ligën) PSG u shpall kampion France dhe – sipas kontratave – kanë nisur të shpërndahen premiot për fitimin e turneut nga futbollistët. Një nga sponsorët e klubit parizien është marrë personalisht me premiot, duke shpikur celularë të çmuar dhe artë për futbollistët kampionë France 2019-2020.

Një celular me flori 24 karatësh që ka të gdhendur mbrapa emrin dhe numrin e futbollistit, plus edhe stemën e Ligue 1 me të shkruar që celebron kampionatin e fituar. Lojtarët mund ta tërheqin këtë çmim kur të kthehen në stërvitje, ndoshta ditët e para të qershorit, duke qenë se PSG do të përgatisë Champions League, ku është ende në garë dhe ka kaluar në çerekfinale pasi eliminoi Dortmund.