Teoritë për origjinën e Covid-19 janë të shumta, por ende nuk ka një vendim përfunditmar për të kuptuar se nga ku shpërtheu virusi vdekjeprurës. Ndërkohë në një deklaratë të fundit laboratori i Wuhanit ka pranuar se kishte zbuluar 3 lloje koronavirusi të krijuara si shkak i lakuriqëve të natës.

“Instituti i Virologjisë Wuhan ka që nga 2004 “izoluar dhe marrë disa koronaviruse nga lakuriqët.”- është shprehur drejtorja Wang Yanyi në një intervistë.Laboratori kinez, që sot shihet si një prej burimeve të mundshëme të COVID-19 ka pranuar të ketë tre lloje të gjalla të koronavirus-it në vend, por këmbënguli se nuk është burimi i pandemisë globale.“Tani kemi tre lloje të viruseve të gjalla … Por ngjashmëria e tyre më e lartë me SARS-CoV-2 arrin vetëm 79.8 përqind.”- u shpreh Yanyi, duke iu referuar llojit të koronavirusit që shkakton COVID-19.

“Është një ndryshim i dukshëm.”- tha ajo, sipas AFP.Yanyi e cilëson komplotin që filloi pandemia në laboratorin e saj i shtyrë nga Presidenti Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo si një “trillim i pastër”.“Në fakt, si të gjithë të tjerët, ne nuk e dinim që virusi ekzistonte.”- u shpreh ajo për virusin e ri që deri më tani ka infektuar mbi 5.5 milion njerëz dhe ka vrarë më shumë se 346 mijë të tjerë në mbarë globin.