Pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta se lobit serb dhe atij pro rus në Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi në Shqipëri, ka reaguar Kastriot Islami.Ish Ministri i Jashtëm në një intervistë për Ora News tha se Rusia mbështet interesat e Serbisë në rajon dhe se sipas tij do krijohet Serbia e Madhe dhe do destabilizohet Shqipëria.Ndërkohë, ai bën edhe një parashikim tjetër për rolin që mund të luajë Albin Kurti.
”Ka gjëra që janë të qarta. Rusia është shprehur qartazi që mbështet çdo lloj interesi të Serbisë. Pra, nuk është ndonjë çudi që Rusia mbështet interesat e Serbisë në rajon. Kush janë interesat e saj? Të bëhet anëtare e BE-së dhe të rregullojë marrëdhëniet me Kosovë. Ashtu si në vendet e tjera, Serbia angazhon grupe lobistësh në SHBA sepse SHBA ka vendimarrje të rëndësishme globale. Serbia ka marrë kompaninë Levandovski, dhe e paguajnë shtrenjtë.
Madje Levandoski thuhet se paguhet edhe nga Bosnja. Në Bosnje ka një pjesë që është serbe, Republika Srbska. Kjo republikë kërkon që të shkëputet nga Bosnja dhe të bashkohet me Serbinë. Dhe Serbia me shumë kujdes nuk e thotë këtë, por thotë këta duan të bashkohen me ne dhe nuk jemi kundër.Kjo do të thotë që të fillojë të ndërtohet Serbia e Madhe. Por që të ndërtohet Serbia e Madhe duhet të bien dakord edhe me Kosovën. Kanë gjetur presidentin e Kosovës që ësht dakord me Vuçiçin që të ulen të bisedojnë.
Kryeminsitri i ri i Kosovës është shprehur kundër ndryshimit të kufijve. Nëse do, Serbia ta njohë Kosovën ashtu si është. Në këtë kontekst kanë dalë këto sms, ku nuk është e çuditshme që të ketë një pjesë të vërtetë se Serbia po punon me lobin e saj për interesat e veta dhe kjo konceptohet në Shqipëri si destabilizim”, thotë Kastriot Islami.