Pas Danimarkës, tashmë edhe Norvegjia zyrtarizon fillimin e sezonit dhe do ta bëjë duke nisur nga 16 qershori, pasi ditën e sotme qeveria ka dhënë dritën jeshile dhe federata ka aprovuar kalendarin që kishte caktuar me kohë. Stërvitjet do të vazhdojnë me maksimumi 20 persona dhe jo më shumë. Kampionati 2020 do të nisë më 16 qershor.
Një kampionat pa tifozë sigurisht, por që megjithatë “do të sjellë shumë gëzim te njerëzit” u shpreh federate norvegjeze. Norvegjia ka regjistruar 8 mijë raste me Covid-19 dhe 219 viktima, duke shëruar mbi 7000 persona.