PSG ka piketuar yllin e Serie A, Sergej Milinkovic-Savic. Drejtori Leonardo ka një lidhje të fortë me Italinë dhe sigurisht nuk mund t’i shpëtonte futbollisti i Lazios që është një prej më të mirëve të kampionatit italian. Le10sport.com shkruan se PSG është e fokusuar te serbi sidomos pas intervistës së drejtorit sportiv Igli Tare. Ky i fundit deklaroi se nëse futbollit do të largohet, atëherë do ta diskutojnë. Futbollisti i Lazios nuk është objektivi i vetëm nga Serie A.
Kampionët e Francës duan një mesfushor dhe Italia duket pista më e mirë. Emri tjetër që lagohet është ai i Bennacer. Futbollisti i Milanit mund të kalojë te PSG për 30 milionë euro, ndërsa Pellegrini i Romës është një tjetër mundësi, por e zbehtë.