Kejvina Kthella ka shtruar peshë gjatë karantinës. Ka qenë vetë modelja, e cila në rrjetet sociale ka publikuar një foto, me të cilën nga tregon se peshon plot 71.2 kg. Mesa duket Kthella nuk ka mbajtur dietë, por ka ngrënë gjithçka në këto 2 muaj pandemie, pasi ka shtuar afro 10 kg. “Nuk bën peshorja, si gjithmonë”, shkruan modelja teksa publkon foton në Instastory.
Ndërkohë nuk ka munguar komentet mes Seven Saraçit dhe modeles në foto të ndryshme në Instagram. “Duke pritur me durim….”, është një koment i të riut ndaj modeles. Ndërsa, kjo e fundit i përgjigjet: “Të më shikosh sërish”. Po kështu në një koment tjetër këngëtari e ka quajtur Hatixhe dhe modelja i dërgon disa emoji me zemra.
Muajt e fundit po qarkullojë fjalë të shumta se dyshja është duke shijuar një romancë. Gjithçka nisi pasi vetë reperi Saraqi, publikoi video ku shihej krah Kjevinës. Dyshimet u shtuan pasi këngëtari i fshiu këto video. Sakaq në rrjetet sociale ata shfaqen shumë të afërt mes tyre.
Kejvina Kthella u vu për disa muaj në fokus të mediave, pasi iu zbulua lidhja me Redjan Rrajën, nipin e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Rraja aktualisht ndodhet pas he kurave, pasi aku zohet për at entatin ndaj Porkurorit Arjan Ndoja, ngjarje ku mbeti I vd ekur shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku. Ishin përgjimet për k rimin në fjalë që zbuluan lidhjen e Kejvinës me Redjanin, me anë të mesazheve që dyshja shkëmbente, por tashmë siç duket ka dalë në skenë reperi Seven Saraqi. Këngëtari tashmë e ka larguar modelen nga djemtë e fortë.