Gjatë ditës së djeshme, në rrjete sociale tërhoqën vëmendjen disa “deklarata” të forta të parteneres së Stresit, e cila linte të kuptohej se ishte ndarë me reperin. U aludua se shkak për këtë ishte bërë tradhtia, pikërisht për shkak të postimit të Keisit ku shkruhej: “Nëse tradhëton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë.”
Keisi tregoi gjithashtu se nuk kishte arsye të vinte në Shqipëri, ndërsa së fundmi ka rrëfyer edhe sa e zhgënjyer është nga partneri i saj. E pyetur në llogarinë e saj në Instagram se çfarë e lëndon më tepër në jetë, ajo u përgjigj:
“Njerëz që të zhgënjejnë pafund dhe pa mëshirë”
Bukuroshja nuk ka ndërmend të heshtë për mënyrën sesi ndihet dhe fjalët e saj janë si thumba për Stresin, i cili ende nuk ka reaguar pas ndarjes. Ende nuk e dimë ç’ka ndodhur mes dyshes, mirëpo kjo nuk është hera e parë që ata ndahen për t’u ribashkuar sërish. Mbetet të presim për të parë ç’do të ndodhë tashmë mes tyre.