As ditët e karantinës nuk e kanë ndalur Ledri Vulën! Këngëtari shqiptar ka përgatitur një surprizë për të gjithë fansat e tij dhe duhet thënë se na kishte munguar. Pak më parë, Ledri ka publikuar një foto bardhë e zi ku zbulon se ka gati projektin e ri muzikor.

Ai mban titullin “Trëndafil i zi” dhe mezi po presim ta dëgjojmë. Kujtojmë se në fillim të karantinës, Ledri bëri publike lidhjen me Sarën. Tashmë çifti nuk i ndalon më postimet në rrjetet sociale, ndonëse prej disa muajsh nuk ndodhen pranë njëri-tjetrit.