Këngëtari Kastro Zizo, është bërë baba për herë të tretë dhe sëbashku me partneren e tij Sarën, kanë mirëpritur në jetë një djalë. Në një intervistë në emisionin “E Diell”, me gazetarin Ervin Kurtin, Kastro zbuloi momentin që sapo mori vesh lajmin që u bë baba në shenjë falenderimi ndaj partneres, Kastro i kishte thënë në sy të të pranishmëve “të dua”. Mirëpo, në atë moment sipas tij, një infermiere e ka vështruar me inat.

“Unë isha në spital dhe ne shqiptarët e kemi këtë që një njeriu që e duam nuk ja themi dot në publik këtë gjë. Në një moment i them Sarës, zemra të dua shumë. Vetëm kur më hap sytë me inat infermierja”, tregon Kastro.