Sara Hoxha është kthyer në një personazh shumë të komentuar dhe kjo falë marrëdhënies me reperin Ledri Vula. Ajo është gjithmonë shumë aktive në rrjete sociale duke treguar copëza të vogla nga përditshmëria e saj. Sot blogerja e famshme ka postuar një foto nga fëmijëria e saj. Këtë foto, Sara e ka publikuar në InstaStory si shkas për të uruar për ditëlindje, njërën nga miket e saj më të mira.

“Kisha shoqen më të mirë kur isha fëmijë dhe do e mbaj atë edhe për pjesën tjetër të jetës”, ka shkruar Sara Hoxha. Bashkë me mikeshën e saj, Sara dukej shumë me stil dhe trendi që kur ishte fëmijë dhe këtë mund ta dallojmë nga detaji i kanatjeres që kanë veshur. Gjatë kohës së karantinës Ledri Vula bëri publike lidhjen me Sarën dhe duket shumë i dashuruar. Mendohet se ata do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë sapo kjo situata e krijuar nga pandemia globale të ketë përfunduar.